Foto: Aurela Gaçe mohon lidhjen me videot intime dhe paralajmëron hapa ligjorë

Aurela Gaçe mohon lidhjen me videot intime dhe paralajmëron hapa ligjorë

Aurela Gaçe ka reaguar pas aludimeve që ditët e fundit e lidhën emrin e saj me disa video intime që qarkulluan në rrjetet sociale. Këngëtarja e ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në këto materiale.

Përmes një deklarate publike, Gaçe i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe shpifëse. Ajo ka sqaruar se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të krijuar histori mbi jetën e saj private.

Gaçe ka thënë se nuk është pjesë e asnjërës prej videove për të cilat po aludohet dhe se përfshirja e emrit të saj në këto pretendime cenon dinjitetin dhe imazhin e saj publik.

Këngëtarja ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore lidhur me pretendimet që e lidhin me këto materiale. Reagimi i saj vjen në një kohë kur diskutimet për videot kanë marrë përhapje në rrjetet sociale dhe në hapësirën online.