Foto: Adrian Hila merret në pyetje, Policia heton burimin e videove intime

Adrian Hila merret në pyetje, Policia heton burimin e videove intime

Adrian Hila po merret në pyetje nga Policia e Tiranës, e cila po heton publikimin dhe shpërndarjen masive të disa videove intime në rrjetet sociale. Hetimi synon të përcaktojë se nga cili lokacion u publikuan materialet.

Sipas deklarimit të tij, kompozitori ka thënë: “Jam hakuar”. Policia e ka thirrur për të dhënë deklarime, ndërsa ai pritet të flasë pasi të kalojë gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet.

Në vijim, për deklarim pritet të merret edhe gazetari i showbiz-it, Elton Tozaj, i cili ka marrë autorësinë e publikimit të videove. Hetimi po zhvillohet pas përhapjes së materialeve në disa platforma online dhe në rrjete sociale.