Foto: Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot, Specialja në fokus

Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot, Specialja në fokus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pritet të takohen sot pasdite, në një takim ku në fokus pritet të jetë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Takimi pritet të mbahet në orën 16:30. Hamza pritet të kërkojë sërish përgjigje nga Kurti lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen.

Qeveria është në pritje të një opinioni ligjor nga Ministria e Drejtësisë për ndryshimet e propozuara. Në kuadër të kësaj çështjeje është përmendur edhe konsultimi me ekipet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohet edhe çështja e presidentit, krahas hapave të ardhshëm për projektligjin dhe qëndrimit të institucioneve ndaj pavarësisë së gjyqësorit.