Foto: Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haliti kërkon bashkim për apelin

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haliti kërkon bashkim për apelin

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, u ka bërë thirrje partive politike dhe qytetarëve që të bashkohen për ta fituar betejën në apel.

Haliti kërkoi një përpjekje të koordinuar dhe propozoi krijimin e mekanizmave transparentë për mbështetje financiare. Ai kërkoi gjithashtu sigurimin e ekspertizës më të mirë ligjore dhe forcimin e komunikimit diplomatik për procesin e apelit.

“Të bashkohemi në një përpjekje të koordinuar, të krijojmë mekanizma transparentë për mbështetje financiare, të sigurojmë ekspertizën më të mirë ligjore dhe të forcojmë komunikimin diplomatik për ta fituar betejën në apel”, shkroi Haliti. Në reagimin e tij, ai deklaroi edhe se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.