Protesta sot në katër qytete evropiane për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot në disa qytete të Evropës, ka njoftuar iniciativa “Liria ka Emër”. Tubimet pritet të mbledhin qytetarë nga diaspora në Gjermani, Zvicër dhe Suedi.
Sipas njoftimit, protestat do të zhvillohen në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö. Në Mynih, tubimi me moton “Jo në emrin tim!” është paraparë të mbahet në sheshin Geschwister-Scholl-Platz, nga ora 17:30.
Në Aachen, protesta është planifikuar nga ora 14:00 deri në 17:00. Tubimi në Lozanë do të nisë në orën 15:00, ndërsa në Malmö është paralajmëruar për orën 14:00.