Foto: Si e dinte Macroni për dënimin e Thaçit? Misetic publikon videon e Vuçiqit

Si e dinte Macroni për dënimin e Thaçit? Misetic publikon videon e Vuçiqit

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka publikuar një video të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke ngritur disa pikëpyetje për një deklaratë lidhur me takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 10 shtator në Paris.

Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar në video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”. Kjo deklaratë ka rikthyer pyetjen se si mund të ishte në dijeni Macroni për një vendim të tillë gjashtë ditë më herët.

Misetic ka vënë gjithashtu në pikëpyetje arsyen pse një çështje që lidhej me dënimin e Thaçit do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Avokati e ka paraqitur këtë si një varg pyetjesh që kërkojnë përgjigje, ndërsa videon e deklaratës së Vuçiqit e ka bërë publike.