Foto: Fifi mohon aludimet për videot intime: “Po dëmtohet emri im”

Fifi mohon aludimet për videot intime: “Po dëmtohet emri im”

Këngëtarja Fifi ka reaguar publikisht ndaj aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale për disa video intime dhe identitetin e personave që pretendohet se shfaqen në to.

Emri i artistes është përmendur në disa prej këtyre aludimeve, por Fifi e ka mohuar kategorikisht se personi në materialin e shpërndarë është ajo. Ajo i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe dëmtuese për imazhin e saj.

Fifi ka thënë se kjo situatë nuk po ndikon vetëm tek ajo, por edhe te familja e saj. “Po më shqetësoni mua, familjen time”, është shprehur këngëtarja gjatë reagimit të saj publik.