Foto: Dua Lipa dhe Shakira bashkë në skenë, reagimi emocionues pas performancës

Dua Lipa dhe Shakira bashkë në skenë, reagimi emocionues pas performancës

Dua Lipa dhe Shakira janë shfaqur së bashku në skenë në Madrid, në një moment që këngëtarja shqiptare e ka përshkruar si një kujtim shumë të bukur.

Dua iu bashkua Shakirës për të interpretuar këngën e njohur “Antología”. Pas performancës, ajo e falënderoi këngëtaren kolumbiane për ftesën që t’i bashkohej në skenë.

“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua Lipa, duke ndarë me ndjekësit momente nga kjo mbrëmje e veçantë në Madrid.