“Jo në emrin tim” thërret protestë nesër para Kuvendit
Protesta e organizuar nga “Jo në emrin tim” do të vazhdojë edhe gjatë natës në shesh, ndërsa për nesër në orën 08:00 është paralajmëruar tubim para dyerve të Kuvendit. Thirrja vjen para seancës ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.
Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, e bëri njoftimin gjatë natës së 19-të të protestës dhe ftoi qytetarët t’u bashkohen protestuesve në mëngjes.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haziri tha se ende nuk është arritur marrëveshje për votimin e ligjit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të protestuesve.
Ai njoftoi se protestuesit do të qëndrojnë gjithë natën në shesh, ndërsa tubimi i nesërm do të mbahet para hyrjes së deputetëve në seancën e Kuvendit.