Foto: Tendat vendosen në shesh, protestuesit paralajmërojnë qëndrimin gjatë natës

Tendat vendosen në shesh, protestuesit paralajmërojnë qëndrimin gjatë natës

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë vendosur tenda, pasi protestuesit paralajmëruan se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para Kuvendit të Kosovës.

Protesta po vazhdon kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili rezultoi me burgim për katër ish-krerët e UÇK-së.

Zhvillimi vjen një ditë para mbledhjes së Kuvendit, e cila është thirrur të hënën në orën 09:00. Pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.