Foto: Agim Aliu dënon dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: “Shkopinjtë policorë janë shkopinj ndaj lirisë”

Agim Aliu dënon dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: “Shkopinjtë policorë janë shkopinj ndaj lirisë”

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dënuar dhunën e ushtruar nga Policia ndaj veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Gazmend Bytyçit, si dhe ndaj protestuesve të tjerë.

Aliu ka thënë se dhuna policore nuk mund ta thyejë revoltën dhe zërin e qytetarëve kundër asaj që ai e quan “dënim të luftës së drejtë e çlirimtare”.

“Shkopinjtë e dhunës së pashembullt policore ndaj veteranit e invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe protestuesve të tjerë janë shkopinj policorë ndaj lirisë”, ka deklaruar Aliu.