Foto: Deputeti i PDK-së negocion me policinë, sheshi lirohet për protestë

Deputeti i PDK-së negocion me policinë, sheshi lirohet për protestë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, është parë duke negociuar me policinë për lirimin e sheshit, ndërsa kordoni policor është tërhequr dhe hapësira është liruar për protestë.

Gjatë bisedës me zyrtarët policorë, Rama u dëgjua duke thënë: “Je në rregullat t’ua, por ne po rrijmë (më aty), po besoj jemi në rregull…”.

Protesta po vazhdon në shesh, ndërsa gjatë zhvillimeve është përdorur edhe gaz lotsjellës. Deputetët e PDK-së kanë kërkuar vazhdimisht që sheshi të lirohet për protestën.