Protesta pranë Kuvendit: gjashtë policë të lënduar, tre protestues në stacion
Gjashtë policë janë lënduar dhe tre protestues janë shoqëruar në stacion policor pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës pranë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, disa protestues kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta në drejtim të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë.
Policia ka bërë të ditur se tre protestues janë shoqëruar në stacion pas zhvillimeve gjatë protestës. Sipas njoftimit, veprimet e mëtejshme ndaj tyre do të ndërmerren në koordinim me organet përkatëse.