Këngëtarja nga Kosova denoncon në polici shpërndarjen e videove intime
Një këngëtare nga Kosova, me inicialet E., ka bërë denoncimin e parë në policinë shqiptare lidhur me shpërndarjen e materialeve intime që po qarkullojnë online.
Materialet intime, të regjistruara nga një kamera sigurie në dhomën e gjumit të Adrian Hilës, vijojnë të shpërndahen në rrjet. Denoncimi është bërë nga një prej vajzave që kishte pasur lidhje intime me kompozitorin.
Këngëtarja ka përmendur emra në denoncimin e saj, duke e çuar rastin në vëmendjen e policisë. Zhvillimi përbën hapin e parë zyrtar lidhur me shpërndarjen e këtyre materialeve.