FSK-ja fiton medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol” në Britani
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol”, të organizuar nga Ushtria Britanike në Britani.
Ekipi përfaqësues nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore u rendit mes ekipeve më të suksesshme në këtë garë ndërkombëtare.
Në “Cambrian Patrol” morën pjesë më shumë se 60 ekipe nga vende të ndryshme dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Arritja e FSK-së u konkretizua me medaljen e artë në një prej garave më të njohura ushtarake ndërkombëtare.