Eksperti austriak e quan fushën e “Fadil Vokrrit” “livadh lopësh”
Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është vënë në qendër të kritikave pas barazimit 1:1 mes Kosovës dhe Austrisë. Marko Stankovic, ekspert i Sky Sport Austria, e cilësoi gjendjen e terrenit si një “livadh lopësh”.
Stankovic e kritikoi ashpër fushën, por theksoi se ajo nuk mund të shërbejë si arsyetim për paraqitjen e dobët të përfaqësueses austriake në këtë ndeshje.
Sipas tij, pavarësisht kushteve të terrenit, lojtarët e Austrisë duhej të kërkonin më shumë nga vetja. Kritika e ekspertit erdhi pas përfundimit të takimit, i cili u mbyll me rezultat të barabartë.