Haziri thërret qytetarët në tubim para Kuvendit: “UÇK-ja ka nevojë për ne”
Çlirim Haziri ka bërë thirrje për tubim para Kuvendit të Kosovës, duke u kërkuar qytetarëve të mblidhen në shesh dhe të marrin pjesë në një mobilizim në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim!”, e ka publikuar thirrjen në një mesazh në Facebook. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm pranë Kuvendit dhe ka kërkuar pjesëmarrje masive.
“Thirrje gjithëpopullore! Ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës! UÇK-ja ka nevojë për ne. Tani!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka thënë gjithashtu se “sot nuk ka vend për heshtje”, duke bërë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje. Në mesazhin e tij, Haziri ka përdorur edhe thirrjen: “Të gjithë në shesh! O sot, o kurrë! Për UÇK-në. Për drejtësi. Ejani tani!”.