Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli i bashkohen protestuesve në shesh
Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli i janë bashkuar protestuesve që po qëndrojnë në shesh, në një kohë kur situata përreth Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.
Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë parë mes qytetarëve që po marrin pjesë në protestë.
Protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Dy djemtë e ish-krerëve të UÇK-së iu bashkuan turmës në shesh, ndërsa zhvillimet pranë Kuvendit vazhdojnë të ndiqen me vëmendje.