Dy policë shihen duke goditur një qytetar gjatë protestës në Prishtinë
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen duke goditur një qytetar gjatë tensioneve të krijuara sonte në qendër të Prishtinës. Një pjesëtar i tretë i Policisë qëndron pranë tyre në momentin e incidentit.
Ngjarja është filmuar në afërsi të sheshit, teksa pjesëtarët e Policisë po ndiqnin dhe shpërndanin protestuesit e grumbulluar pranë institucioneve.
Pamjet paraqesin momentin e përplasjes mes zyrtarëve policorë dhe qytetarit gjatë protestës, ndërsa incidenti ka ndodhur në një pjesë të afërt me sheshin në qendër të kryeqytetit.