Foto: OVL-UÇK i bën thirrje Policisë pas tensioneve në Prishtinë

OVL-UÇK i bën thirrje Policisë pas tensioneve në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës në Prishtinë, duke iu drejtuar Policisë së Kosovës me një thirrje për ndaljen e përdorimit të forcës.

Përmes një postimi gjatë protestës, OVL-UÇK e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë si përdorim të tepruar dhe të paprovokuar të forcës. Organizata u ka kërkuar zyrtarëve policorë që të mbajnë duart larg fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve dhe qytetarëve.

Reagimi i OVL-UÇK-së u bë në kohën kur protesta në Prishtinë ishte shoqëruar me tensione. Organizata i bëri thirrje Policisë së Kosovës që ta ndalë atë që ajo e përshkroi si përdorim të tepruar të forcës.