Dejona Mihali thërret për kundër-protestë pas përshkallëzimit të protestave
Dejona Mihali, komisarja e Vetëvendosjes, ka bërë thirrje indirekte për një kundër-protestë që synon rrethimin e PDK-së, pas protestave të përshkallëzuara të një dite më parë mes qytetarëve dhe njësive speciale.
“Kështu si po bën PDK, do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK-në, që ta trimërojë të votojë për Presidentin”, ka thënë Mihali.
Në protestat e mëparshme pati edhe dhunë policore. Mihali e lidhi thirrjen e saj me kërkesën për zgjedhjen e Presidentit, të cilën e përshkroi si interes kombëtar dhe mbështetje për procesin në Hagë.