Foto: Policia në Tiranë merr në pyetje tri vajza të tjera për videot intime

Policia në Tiranë merr në pyetje tri vajza të tjera për videot intime

Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka marrë në pyetje tri vajza të tjera të përfshira në videot intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme.

Marrja në pyetje është bërë të martën, në kuadër të hetimit për videot që vazhdojnë të publikohen në faqe të ndryshme pornografike. Materialet e publikuara thuhet se janë regjistruar nga kamera sigurie.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë përgjigje se kush i ka nxjerrë videot. Hetimi po zhvillohet nga autoritetet e kryeqytetit, ndërsa pyetja e tri vajzave të tjera përbën zhvillimin e fundit në këtë rast.