Pas lindjes së binjakëve, Xhuli rrëfen katër raundet e IVF-së
Pak ditë pasi u bë nënë e binjakëve, Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj. Ajo ka publikuar fotografi me dy foshnjat dhe ka treguar për rrugëtimin e gjatë drejt mëmësisë.
Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Juliana ka rrëfyer se brenda një viti ka kaluar nëpër katër raunde të fertilizimit in vitro (IVF). Ajo e ka përshkruar këtë periudhë si të gjatë dhe sfiduese, duke ndarë edhe disa nga vështirësitë që ka përjetuar gjatë procesit.
Në rrëfimin e saj, Juliana ka folur edhe për paragjykimet, gjykimet dhe fjalët e njerëzve që, sipas saj, nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e saj. Mesazhi u publikua pasi ajo u bë nënë e binjakëve dhe shoqëroi fotografitë me dy foshnjat e saj.