Monika Lubonja reagon pas publikimit të materialeve intime
Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit të materialeve intime, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqim për filmimin apo shpërndarjen e tyre.
Aktorja dhe moderatorja e ka bërë reagimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet e zhgënjyer nga situata dhe nga keqpërdorimi i besimit të saj.
“Besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan Lubonja, duke theksuar se nuk turpërohet për dashurinë dhe besimin që ka dhënë.
Lubonja ka bërë të ditur se i është drejtuar organeve të drejtësisë dhe se ka ngritur padi ndaj Adrian Hilës. Ajo u ka kërkuar mediave të respektojnë privatësinë e saj dhe të shmangin publikimin apo spekulimet rreth materialeve intime.