Foto: Ronaldo flet për përplasjen me Jesusin dhe kërkon dënimin e tij

Ronaldo flet për përplasjen me Jesusin dhe kërkon dënimin e tij

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë në detaje për atë që ndodhi gjatë grumbullimit të fundit të Portugalisë, duke dhënë versionin e tij për përplasjen me përzgjedhësin Jorge Jesus dhe largimin nga kombëtarja.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga grumbullimi para përballjes me Danimarkën. Vendimi erdhi pas pakënaqësive të tij për mosaktivizimin në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

Ronaldo ka kërkuar që Federata Portugeze e Futbollit ta dënojë Jesusin për vendimin që çoi në largimin e tij nga grumbullimi. Në reagimin e tij, ai ka përcjellë edhe mesazhin: “Nëse nuk më do, vetëm ma thuaj”.