Foto: Leonora Jakupi shfaqet rrallë në publik krah partnerit në Prishtinë

Leonora Jakupi shfaqet rrallë në publik krah partnerit në Prishtinë

Leonora Jakupi është shfaqur rrallëherë në publik krah partnerit të saj, me të cilin prej vitesh ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike.

Këngëtarja u pa në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahej protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përkrah saj ishte edhe partneri, të cilin ajo rrallëherë e ka shfaqur në publik.

Dalja e tyre tërhoqi vëmendje pikërisht për shkak të rezervimit të vazhdueshëm të artistes për jetën private. Së fundmi, Jakupi ka treguar se ata janë bashkë prej rreth 15 vitesh dhe se jetojnë së bashku.

Sipas deklarimeve të saj, partneri preferon të qëndrojë larg kamerave dhe ekspozimit mediatik, ndaj dyshja është parë shumë rrallë së bashku në ngjarje publike.