Thëllenza Krasniqi emërohet sekretare e Shoqatës së OKB-së në Westchester
Thëllenza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u emëruar sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të SHBA-së, dega e Westchesterit.
Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. Në postim, ajo ka shprehur krenarinë për arritjen e Thellenzës dhe për përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe barazinë.
Sipas mesazhit të motrës së saj, detyra e re përbën një tjetër arritje për t’u krenuar për Thellenza Krasniqin.