Minatorët e ngujuar në Trepçë nisin të dalin përmes daljeve emergjente
Minatorët e ngujuar në Trepçë kanë nisur të dalin përmes daljeve emergjente, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike në minierën e Stantërgut. Zhvillimi shënon nisjen e daljes së tyre nga miniera.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka folur për situatën e krijuar në minierë, ku një numër minatorësh kanë mbetur të ngujuar pas defektit.
Sipas Januzi, defekti ka ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë. Minatorët po dalin përmes rrugëve alternative të emergjencës.