Foto: Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK: 112 raste të regjistruara

Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK: 112 raste të regjistruara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se gjatë javës së fundit u regjistruan 13 raste të reja të fruthit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në gjithsej 112.

Ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve intensifikuan aktivitetet dhe gjatë javës vaksinuan gjithsej 147 fëmijë me vaksinën MMR, të cilët kishin vonesa sipas kalendarit të vaksinimit.

Sipas IKShPK, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, për mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe për ruajtjen e shëndetit publik.

IKShPK publikoi këto të dhëna në njoftimin e fundit për situatën epidemiologjike.