Foto: Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për të cilën ishte marrë në pyetje. Futbollisti konfirmoi se ndaj tij është marrë një vendim penal.

Sipas deklaratës së publikuar nga vetë Xhaka, ai është shpallur përgjegjës për veprën penale të përfitimit të një vërtetimi të rremë.

Xhaka e bëri të ditur vendimin pas përfundimit të procedurës së zhvilluar në Zvicër, duke konfirmuar se është dënuar me urdhër penal.