Foto: SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton

SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton

Ushtria amerikane po përgatit mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të hezitojë për autorizimin e sulmeve të reja. Kjo vjen pavarësisht shtimit të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Pentagoni ka hartuar plane për një fushatë të shkurtër dhe intensive, e cila do të zgjaste rreth tri ditë. Objektivat e saj do të përfshinin arsenalin iranian të raketave dhe dronëve, objektet energjetike si dhe qendrat e komandimit të Gardës Revolucionare.

Megjithatë, plani nuk është shoqëruar me një vendim përfundimtar të presidentit amerikan. Trumpi ende heziton të autorizojë sulme të reja, ndërsa ushtria po përgatitet për mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha kundër Iranit.