Foto: Nëntë të vdekur nga të shtënat në Erie, mes tyre dy fëmijë

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Erie, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një banesë në qytetin Erie, në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Ngjarja ndodhi të premten pasdite, pak para orës 17:00. Policia mori një telefonatë për të shtëna në Perry Street, në pjesën lindore të qytetit.

Të shtënat në banesë shkaktuan një bilanc tragjik me nëntë viktima. Nga informacionet e konfirmuara deri tani, në mesin e të vdekurve janë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë.