Foto ilustruese: Fabrizio Romano paralajmëron ndryshim në merkato: "Ndoshta nuk do të vazhdoj për shumë gjatë. Është koha për të ndryshuar qasjen"

Një kompani gjobitet, tri të tjera ndalojnë punën për mungesë lejesh

Një kompani për përpunimin e betonit në Gjilan është gjobitur, ndërsa tri subjekte të tjera janë obliguar ta ndërpresin veprimtarinë për shkak të mungesës së lejeve mjedisore.

Masat janë ndërmarrë nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë kësaj jave, në kuadër të veprimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Fitore Pacolli, e cila njoftoi për gjobitjen e kompanisë në Gjilan dhe për ndalimin e punës së tri subjekteve të tjera. Sipas njoftimit, masat lidhen me mungesën e lejeve të nevojshme mjedisore.