Foto: Viniciusi rrezikon deri në katër ndeshje, mes tyre edhe El Clasicon

Viniciusi rrezikon deri në katër ndeshje, mes tyre edhe El Clasicon

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e mbrëmshme. Nëse dënohet me masën maksimale, ylli i Real Madridit mund të mungojë në El Clasicon kundër Barcelonës.

Braziliani u përjashtua gjatë një aksioni në të cilin shënoi gol, por ndërhyrja e VAR-it e ndërpreu lojën dhe goli u anulua. Viniciusi ia tërhoqi flokët kundërshtarit Nathan Saliba gjatë aksionit, ndërsa më pas protestoi fuqishëm ndaj vendimit për përjashtim.

Dënimi përfundimtar do të përcaktojë nëse Vinicius Jr do të jetë në dispozicion për përballjen e shumëpritur ndaj Barcelonës. Aktualisht, ai rrezikon një pezullim deri në katër ndeshje.