Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, dyshohet për aksident
Hyrja e tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është pezulluar për shkak të dyshimeve se ka ndodhur një aksident rrugor.
Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Prania e ekipeve të emergjencës vjen teksa vijojnë të mblidhen të dhëna për rrethanat e ngjarjes.
Ende nuk dihet sa automjete mund të jenë përfshirë në aksident dhe as cila është gjendja shëndetësore e personave që mund të jenë lënduar.