Foto: Zelensky pranon armëpushimin energjetik, Rusia ende pa reagim

Zelensky pranon armëpushimin energjetik, Rusia ende pa reagim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse edhe Moska bën të njëjtën gjë. Deklarata e tij lidhet me propozimin për një armëpushim të posaçëm në objektet energjetike.

Reagimi i Zelenskyt erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për një “armëpushim energjetik”. Sipas Trumpit, marrëveshja hyn në fuqi menjëherë.

Zelensky ka shprehur gatishmërinë e Ukrainës për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ruse, por kjo gatishmëri është e kushtëzuar me një veprim të njëjtë nga Rusia. Deri tani, Rusia ende nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.