Tragjedi në Erie: 45-vjeçari vrau tetë persona, mes tyre vajzën shtatzënë
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin Erie të Pensilvanisë, në SHBA, ku një 45-vjeçar vrau tetë persona, përfshirë vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e vegjël, para se t’i jepte fund jetës.
Sipas autoriteteve, në mesin e viktimave është Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila ishte shtatzënë. Po ashtu, jetën e humbën edhe dy fëmijët e saj, përkatësisht një dhe pesë vjeç.
Ngjarja ka tronditur Erie-n, ndërsa detajet e tjera të tragjedisë lidhen me vrasjen e gjithsej tetë personave dhe vetëvrasjen e 45-vjeçarit pas krimit.