BE: Partitë të gjejnë sa më shpejt një kandidat konsensual për president, rrezikohen fondet
Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se është veçanërisht e rëndësishme që partitë të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për një kandidat konsensual për president, dhe paralajmëroi se vonesat institucionale tashmë kanë pasoja konkrete.
Bashkimi Evropian paralajmëroi se vonesat në funksionalizimin e institucioneve mund të rrezikojnë përfitimin e Kosovës nga fondet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky paralajmërim vjen ndërsa Kosova po përballet me bllokadë institucionale pas dështimit të konstituimit të Kuvendit dhe të zgjedhjes së presidentit të ri, një situatë që, sipas institucioneve evropiane, kërkon zgjidhje urgjente.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi se arritja e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual është thelbësore për të shmangur pasoja mbi financimet e planifikuara dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve.