Eskavatori nxjerr një mjet të pashpërthyer në Gllarevë; EOD i KFOR-it dhe FSK-së mbërrijnë në vendngjarje
Një mjet i rrezikshëm i pashpërthyer u gjet të hënën pasdite gjatë punimeve me eskavator në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rasti u raportua rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Pantina”.
Rreth orës 22:30 mbërritën ekipet EOD të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës; njësitë specializuara e morën mjetin dhe e transportuan për asgjësim në një lokacion të sigurt.
Për rastin u njoftua Prokurori kujdestar, i cili e evidentoi ngjarjen si incident pa nevojë për hetim. Raportohet se personi me inicialet Xh. P. ka njoftuar Policinë për gjetjen e mjetit gjatë gërmimeve, dhe se patrulla policore e ka klasifikuar atë si mjet të pashpërthyer të kategorisë A-6.