Foto: Aksident në Janiqishtë të Malishevës, vdes drejtuesi i motoçikletës

Aksident në Janiqishtë të Malishevës, vdes drejtuesi i motoçikletës

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veturë në fshatin Janiqishtë të Malishevës shkaktoi vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me pjesën ballore të veturës.

Aksidenti ndodhi më 10 gusht rreth orës 15:50. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës dhe një person tjetër u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Më 11 gusht rreth orës 01:50, mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e drejtuesit të motoçikletës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dhe rasti po hetohet nga organet kompetente.