Foto: Izraeli bllokon bazën për trupat ndërkombëtare, përfshirë Kosovën dhe Marokun

Izraeli bllokon bazën për trupat ndërkombëtare, përfshirë Kosovën dhe Marokun

Izraeli ka bllokuar nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupa ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku. Baza ishte paraparë në kuadër të planit për vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi në Gaza.

Plani i Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump për këtë forcë po has në telashe, pasi punimet për hapësirat e planifikuara për trupat nuk po lejohen të nisin. Zhvillimi prek drejtpërdrejt përgatitjet për vendosjen e forcës ndërkombëtare.

Baza ushtarake do të shërbente për qëndrimin e trupave ndërkombëtare, mes tyre edhe të ushtarëve nga Kosova dhe Maroku. Nuk janë dhënë detaje të tjera për arsyet e bllokimit apo për hapat e ardhshëm të planit.