Foto: Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

Protestuesit i kanë vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë, në një zhvillim që shënon përshkallëzim të protestës pas më shumë se 10 orësh dhunë dhe shkatërrimi në rrugët e kryeqytetit.

Sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave. Ata nuk kanë ndërmend të ndalen, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës dhe dëmeve të shkaktuara.

Ngjarja po zhvillohet në Tiranë, ndërsa situata mbetet e tensionuar pas hyrjes së protestuesve në objektin e ministrisë.