Protesta në Azerbajxhan për shaminë në shkolla, 37 persona të ndaluar
Protestat kanë shpërthyer në Azerbajxhan pasi autoritetet arsimore nisën zbatimin e rregullave të reja për uniformat shkollore. Rregullat po përdoren për të mos lejuar hyrjen e nxënëseve që mbajnë shami në shkollat shtetërore, ndërsa 37 persona janë ndaluar.
Protestat nisën jashtë shkollave në kryeqytetin Baku, si dhe në disa zona jugore të vendit. Ndër lokacionet ku janë zhvilluar tubime përfshihen Masallia dhe Xhalilabadi.
Çështja ka shkaktuar përplasje publike rreth zbatimit të rregullave të reja të veshjes në institucionet arsimore shtetërore dhe ka sjellë ndalimin e dhjetëra personave.