Vendimi për kontratën e NPB-së e kthen çështjen në pikën zero
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, e ka cilësuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme për kontratën e kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore si fitore për drejtësinë dhe interesin publik.
Sipas deklaratës së Ramës, vendimi e kthen çështjen në pikën zero dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjen për mbrojtjen e pronës publike të Kryeqytetit në Lakrishte.
Rama e ka lidhur këtë vendim edhe me 350 punëtorët e NPB-së, duke e paraqitur atë si një zhvillim me rëndësi për ndërmarrjen dhe interesin publik.