Real Madridi kërkon dorëheqjen e Javier Tebasit pas krahasimit me Goebbelsin
Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas një krahasimi të rëndë me Joseph Goebbelsin, ministrin e Propagandës në regjimin nazist.
Sipas komunikatës zyrtare të klubit, Tebas i krahasoi metodat e veprimit të drejtuesve të Real Madridit me ato të përdorura nga Goebbelsi. Klubi madrilen e ka cilësuar këtë krahasim si të papranueshëm.
Real Madridi ka theksuar gjithashtu se në deklaratat e Tebasit ishte përfshirë edhe televizioni zyrtar i klubit. Për këtë arsye, klubi ka kërkuar largimin e tij nga posti i presidentit të La Ligës.