Të rinjtë lëndohen në protestën e Tiranës, ambulanca u jep ndihmën e parë
Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës në Tiranë, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar.
Sipas pamjeve dhe të dhënave nga terreni, të rinjtë kanë pasur shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit. Mbërritja e ambulancës është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit e kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin.
Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të ishte hedhur edhe nga automjete të ambulancës. Pas kontrollit, ambulanca është larguar nga vendngjarja me një protestues të lënduar brenda, ndërsa një tjetër person ka marrë ndihmë mjekësore në rrugën e Durrësit, sipas gazetarit Ardit Hoxha.