Protestuesit në Tiranë përdorin tasa inoksi kundër gazit lotsjellës
Disa protestues të rinj kanë marrë tasa të mëdhenj inoksi me vete në ditën e pestë të protestës në Tiranë, me qëllim që t’i përdorin kundër gazit lotsjellës.
Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha, ata shpjeguan se, pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës, e vendosin tasin mbi të për të pasur mundësi ta largojnë.
Veprimi është një mënyrë e pazakontë e përdorur nga protestuesit gjatë përballjes me gazin lotsjellës në protestë.