Foto: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar gjatë protestave në Tiranë

167 të arrestuar dhe 388 të proceduar gjatë protestave në Tiranë

Gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë, 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Shifrat janë bërë të ditura nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita.

Pas protestave, shtatë pjesëtarë të policisë janë pezulluar nga detyra. Pezullimet janë pjesë e zhvillimeve të lidhura me menaxhimin e tubimeve në kryeqytet.

Në një konferencë për media, Hita foli edhe për përdorimin e plumbave të gomës nga policia. Ai tha se përdorimi i tyre lejohet, por vetëm në mënyrë të kufizuar.