Koktej molotovi shpërthen mes policëve në Tiranë, zyrtarit i merr flakë uniforma
Një koktej molotovi ka shpërthyer mes një grupi policësh gjatë përplasjeve të dhunshme të mbrëmjes në Tiranë, ndërsa një zyrtari policor i ka marrë flakë uniforma.
Pamjet nga vendi tregojnë momentin kur lënda djegëse hidhet në drejtim të kordonit të sigurisë dhe shpërthen mes zyrtarëve policorë. Flakët përhapen menjëherë në uniformën e njërit prej tyre.
Kolegët përreth kanë reaguar me shpejtësi për ta shuar zjarrin. Përgjatë rrugës shihen gurë, pllaka të thyera dhe mbetje të mjeteve piroteknike, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë marrë përmasa të dhunshme.