Foto: 11 në burg, 40 lirohen: vendimi për të arrestuarit e protestës në Tiranë

11 në burg, 40 lirohen: vendimi për të arrestuarit e protestës në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.

Sipas vendimit të gjykatës, 11 nga të arrestuarit do të qëndrojnë në masën “Arrest në burg”. Për 40 të tjerë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi.

Lirimi vlen për aq kohë sa këta persona nuk mbahen për ndonjë çështje tjetër penale. Vendimi i gjykatës përcakton kështu masat e sigurisë për të gjithë grupin prej 51 të ndaluarish.